Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse e Vushtrrisë në Gjakovë

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar bindshëm ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.
Të dielën në Gjakovë, Vushtrria fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 37:23. Ishte kjo ndeshja e fundit e javës së 16-të.
Që në pjesën e parë mysafiret u shkëputën, ndërsa fitorja e tyre në pjesën e dytë nuk u rrezikua asnjëherë.
Burneta Rama i shënoi nëntë gola për Vushtrrinë. Tetë i kishte Agnesa Hysa, ndërsa shtatë i realizoi Florentina Preniqi. Diellza Nuza i shënoi nëntë gola për Shqiponjën, kurse Aurora Lokaj i shtoi katër.
Vushtrria i ka 25 pikë, aq sa edhe Ferizaj.
Shqiponja mbetet me 13 pikë në pozitën e gjashtë.

Lajme tjera