Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse për Istogun e Ferizajn

Kampioni në fuqi, Istogu, ka fituar bindshëm ndeshjen e javës së parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielën, Istogu fitoi si mysafir i Samadrexhës. 28:15 ishte rezultati në fund.
Istogaset u shkëputën herët dhe mbajtën epërsi deri në fund. Dajana Milaniq i shënoi 7 gola për Istogun. 6 i kishte Tina Hetemi, kurse 5 i realizoi Natalija Milatoviq.
Shtatë gola për Samadrexhën i kishte Arlinda Maloku. Katër i shënoi Teuta Maloku.
Të dielën u luajt edhe derbi i xhiros së dhjetë mes Ferizajt dhe Prishtinës. Ferizaj fitoi me dhjetë gola dallim, 38:28. Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë, por më pas Ferizaj kaloi para në rezultat. Në pjesën e dytë Ferizaj ka mbajtur vazhdimisht epërsi të lartë.
Shkurta Mehmeti i shënoi 12 gola për Ferizajn, ndërsa 10 i kishte Ivana Bojoviq.
Te Prishtina më efikasja ishte Eduarta Kurteshi me 8 gola. Shtatë i kishte Alma Nivokazi, ndërsa Arona Krasniqi realizoi gjashtë gola.

Lajme tjera