Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse për skuadrat e kreut

Skuadrat e kreut në Superligën e hendbollisteve nuk kanë hasur telashe për të fituar pikët në xhiron e 19-të.
Përballja ferizajase në mes të Ferizajt dhe Kastriotit është fituar nga KHF Ferizaj me rezultat 42:24. Mimoza Sefedini i shënoi 10 gola, kurse Albulena Basha i realizoi 9. Te Kastrioti nga 6 gola i shënuan Adriana Salihu e Puhiza Gashi.
Ferizaj mbetet në vendin e katërt me 30 pikë, sa i ka edhe Vushtrria në vend të tretë. Ndërkohë Kastrioti është i pesti me 21 pikë.
Lideri i klasifikimit, Istogu, ka fituar ndaj Vjosës me rezultat 49:14. Esma Muratoviq ishte më efikasja me 10 gola. Vjosa Imeri e Anita Qarri shënuan nga 5 gola për Vjosën.
Për Istogun është fitorja e 19-të rresht. Kjo skuadër udhëheq me 38 pikë.
Bindëse ishte Prishtina ndaj Dritës, duke fituar me 53:12. Melike Ipçi me 15 gola dhe Elsa Kongjeli me 13, shkëlqyen te Prishtina. Nikita Hyseni i shënoi 7 gola për Dritën.
Vushtrria e mposhti Jusuf Gërvallën në Deçan me rezultat 47:27. Luljeta Sopjani me 13 dhe Burneta Rama me 11 gola u shquan me efikasitet. Te vendaset, Nurije Qekaj i shënoi 8 gola.
Të premten Samadrexha fitoi në udhëtim ndaj Ulpianës me rezultat 31:27. Donjeta Mehmeti shënoi 10 gola për Samadrexhën. Kurse Ermira Krasniqi realizoi 8 gola për Ulpianën.