Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e madhe e Besës ndaj Turdas rumune

Besa Famgas ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Potaissa Turdas, në rrethin e tretë të Kupës Evropiane. Të dielën mbrëma në “Karagaçi” në Pejë, kampionia e Kosovës në hendboll e mposhti skuadrën rumune me shifrat 30:28.

Kështu kualifikimi do të vendoset në Turda të Rumanisë, ku pas një jave luhet ndeshja e kthimit.
Pas pjesës së parë Besa kishte epërsi prej pesë golave, por të cilën nuk ka mundur ta mbajë në pjesën e dytë.
Portieri Mursel Mehmeti është dalluar te Besa Famgas me 16 pritje. Më efikasi ishte Egzon Gjuka me 7 gola nga 13 tentime. Victor Alonso shënoi pesë gola nga dhjetë tentime, ndërsa Kastriot Jupa i kishte katër gola nga gjashtë tentime. Nga tri gola i kishin Deniz Terziqi, Denis Shabanoviq, Nikola Prce e Balsha Raçiq.
Portieri George Selaru bëri plot 20 pritje për Turdan. Më efikasi ishte Marius Alin Szoke me 7 gola.
Turda është skuadër e madhe rumune dhe me rezultate edhe edhe në skenën evropiane. Tri vjet më parë e kishte fituar garën Challenge Cup. Kupa Evropiane e ka zëvendësuar këtë garë si niveli i tretë evropian.
Besa Famgas në raundin e dytë e eliminoi Borcin e Banjallukës. Tani kërkon ta kalojë edhe raundin e tretë për sukses historik.

Lajme tjera