Fitore e madhe e Kastriotit ndaj Prishtinës

Kastrioti ka shënuar fitore me peshë në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Prishtinën me rezultat 37:29. Ndeshja i takoi javës së 24-t.
Ferizajasit nisën herët shkëputjen në rezultat. Me një seri të mirë Kastrioti krijoi epërsi prej 6:1 dhe avantazhin e mbajti deri në fund.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:13. Në pjesën e dytë epërsia e Kastriotit shkoi deri në dhjetë gola (27:17). Kurse në fund rezultati ishte 37:29.
Jeton Bislimi dhe Guilherme Da Silva me nga 8 gola ishin më efikasët te Kastrioti. 7 gola i shënoi Samid Mekiq. Te Prishtina, Agon Bajqinovci realizoi 7 gola, kurse Festim Mustafa 6.
Kastrioti i ka 23 pikë në pozitën e pestë. Prishtina mbetet e dyta me 39 pikë.

Lajme tjera