Fitore e ngushtë e Drenicës në Prizren

Të dielën është luajtur ndeshja në mes të Prizrenit dhe Drenicës, që i ka takuar javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Me një gol dallim ka fituar skuadra nga Drenasi.
38:37 në të mirë të Drenicës ishte rezultati në fund. Pas pjesës së parë Drenica kishte pesë gola epërsi, 20:15, por në të dytën prizrenasit u afruan.
Drenica renditet e katërta me 10 pikë, kurse Prizreni është i fundit me 1 pikë. Por prizrenasit po ngritën gradualisht.
Prizreni – Drenica 37:38 (15:20)

Prizreni: Etemi, Koro, Thaqi, Ferati, J. Thaqi, Bytyqi, Topalli 3, Gashi 6, Skenderi 2, Ahmetaj, Haxhimusa 6, Ibrahimi 9, Krasniqi 2, Buqaj, Salihu 9

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 7, Mehmeti 11, Zeka 5, Hamza 7, Sahiti 5, Binaku, Batatina, Baliu 2, Zariqi

Lajme tjera