Fitore e ngushtë e Vëllaznimit

Në Gjakovë është luajtur ndeshja më interesante e javës së nëntë të Superligës së hendbollistëve.

Vëllaznimi shënoi fitore me rezultat të ngushtë ndaj Zhegrës. 35:34 në të mirë të Vëllaznimit, ishte rezultati në fund të ndeshjes së zhvilluar të dielën.

Për Vëllaznimin është fitorja e tretë. Me 7 pikë, Vëllaznimi renditet i shtati. Zhegra ka 8 pikë dhe renditet e gjashta.

E. Lluka e M. Luzha shënuan nga 8 gola për Vëllaznimin. A. Haziri e A. Isufi realizuan nga dhjetë gola për Zhegrën.

Në ndeshjet tjera, Besa Famgas shënoi fitore të pritur ndaj Kastriotit, kurse Trepça mposhti Vushtrrinë.

Trepça – Vushtrria 33:27 (16:13)

Trepça: Buqinca, Terziqi, Abrashi, Sejdijaj, Abazgjiku 7, Klinaku 7, Fejzullahu 3, Parduzi, Voca, A. Shabani 10, R. Shabani, Maxhera 6, Cimili.

Vushtrria: Pllana, F. Jashari 2, Karaqa 1, Emini, Musa 4, M. Jashari 11, Mejzini 1, Tahiri 1, Miftari 4, Musa, Mehmeti, Ar. Mehmeti, Hyseni 3, Ibishi.

Vëllaznimi – Zhegra 35:34 (18:16)

Vëllaznimi: Halili, Shyti 1, Rexha, Luzha 8, Curri., Dukaj 4, Spahija 2, Mamusha 4, Rama 4, Lekaj 2, Lluka 8, Pozhegu, Neziri 2.

Zhegra: Ibrahimi, Jusufi, Murseli, Kurexhaj. L. Haziri, Shaqiri, A. Isufi, F. Isufi, A. Haziri 10, Aliu 2, Agushi 5, E. Isufi 2, Misini 5, A. Isufi 10.

Besa Famgas – Kastrioti 38:21 (20:9)

Besa Famgas: Mehmeti, Tafilaj 1, Alonso 4, Prce, Mallios 2, Tahirukaj 14, Thaqi, Y. Muqolli 6, Jupa 11, Visoka, Ramosaj, J. Muqolli.

Kastrioti: Tafarshiku, Bega, Dugolli 7, Hoxha, Selmani, Bislimi 6, D. Dugolli, Rudari 3, Mustafa 4, Hajdini, Bytyqi, Brahimi, Qerimi 1.

Lajme tjera