Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e rëndësishme e Kosovës U19

Me një fitore shumë të rëndësishme Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka nisur paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Kosova U19 fitoi ndaj Bullgarisë me rezultat 32:20.
Pas pjesës së parë dallimi ishte një gol në të mirë të Kombëtares sonë, ndërsa shkëputja e madhe u bë në pjesën e dytë. Arlinda Maloku i shënoi pesë gola për Kosovën, ndërsa nga katër i kishin Angjelina Krasniqi, Fatime Basholli e Orgesa Gola.
Me fitoren ndaj bullgareve, vajzat tona kanë konfirmuar se janë pretendente serioze për vendin e parë në ngjarjen me rëndësi.