Fitore e thellë e hendbollisteve tona

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës kanë shënuar fitore të thellë dhe të rëndësishme në ndeshje me ekipin universitar të Kroacisë, “University North”. Të martën pasdite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, hendbollistet tona fituan me rezultatin 32:18. Ekipi ynë universitar ka dominuar plotësisht dhe si rezultat u shënua fitorja e lartë.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:8 për Universitetin e Prishtinës. Motrat Elisa e Melisa Mulaj janë shquar me efikasitet. Elisa i realizoi 9 gola, ndërsa Melisa i kishte 7.

Yllka Shatri shtoi 3 gola, ndërsa nga 2 i kishin Luljeta Sopjani, Natalija Milatoviq, Alma Nivokazi, Tina Hetemi e Ardiana Prapashtica. Melike Ipqi, Lorena Matarova e Adelina Berisha shënuan nga një gol. Në fitore kontribuuan edhe portieret Blerta Ahmetxhekaj, Venera Kafexholli e Rinesa Uka.

Lajme tjera