Fitore e thellë e Istogut

Istogu ka shënuar fitore të thellë ndaj Prishtinës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) u zhvillua të palestrën në Istog.
Ende pa u luajtur minuta e 15-të, Istogu bëri shkëputje prej dhjetë golash dhe më pas ka menaxhuar ndeshjen pa problem. Në fund rezultati ishte 43:27.
Arlinda Dinarica i shënoi nëntë gola për Istogun, ndërsa shtatë i kishte Dayane Da Rocha.
Te Prishtina tetë gola i realizoi Arona Krasniqi, ndërsa gjashtë i kishte Melike Ipçi.
Istogu ka fituar të gjitha ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 30 pikë. Prishtina është e pesta me 17 pikë.
Sot është ndeshja Vushtrria – Ferizaj (15:00).

Lajme tjera