Hendbollistet e Prishtinës janë kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës. Të dielën në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat bindës, 46:25.
Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt të kampionatit të Kosovës. Prishtina është kthyer te fitorja pas humbjes befasuese në xhiron e kaluar nga Vëllaznimi.
Për Prishtinën është fitorja e dytë. Ka edhe një barazim e një humbje. Ndërkohë Dukagjini ka katër humbje rresht. Është në pritje të pikës së parë në Superligë.
Tri ndeshje tjera të javës së katërt janë luajtur të shtunën.