Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e Vëllaznimit, sot Drita pret Vushtrrinë

Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të enjten mbrëma në Vushtrri, Vëllaznimi fitoi ndaj Samadrexhës vendase me rezultat 31:24. Pjesa e parë e ndeshjes u fitua nga gjakovarët me 14:9. Ndeshjet tjera të xhiros së 15-të janë luajtur fundjavën e kaluar. Me këtë xhiro është hapur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll.

Vëllaznimi është i teti me 10 pikë, kurse Samadrexha mbetet e parafundit (9) me dy pikë, sa i ka edhe Llapi në vend të fundit. A. Maloku shënoi 11 gola për Samadrexhën, kurse I. Leka shënoi 10 herë për Vëllaznimin.

Ndërkohë menjëherë të premten (sot) nis java e 16-të në Superligën e meshkujve. Nga ora 18:00 në Gjilan takohen Drita e Vushtrria. Të shtunën luhen ndeshjet Prishtina – Besa FamGas (19:00) dhe Trepça – Samadrexha (16:00), kurse të dielen takohen Llapi me Kastriotin (17:00) dhe Vëllaznimi me Zhegrën (17:00).

Samadrexha – Vëllaznimi 24:31 (9:14)

Samadrexha: Bunjaku, A. Maloku 11, Sadiku 4, B. Maloku, Al. Maloku, Sh. Maloku, F. Maloku 3, Sopjani 1, S. Maloku 1, Be. Maloku 1, Jashari 3, Basholli.

Vëllaznimi: Luzha, Sadriu, Mamusha 4, Spahija 4, Nagavci, Lluka, Kusari 4, Leka 10, Peja 5, Gaxha, Haxhiavdyli, Fana, Cula 3.