Fitore historike e Istogut

Hendbollistet e Istogut kanë arritur fitore historike të shtunën në mbrëmje në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ato fituan ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago me rezultat 26:24. Për Istogun ishte ndeshja e parë evropiane në shtëpi dhe fitorja e parë evropiane poashtu.

Ndeshja e së shtunës ishte e para e rrethit të tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup). Ndeshja e dytë, përkatësisht e kthimit luhet menjëherë të dielen (nesër) prej orës 17:00. Edhe ndeshja e dytë luhet në Pejë. Te Istogu ka optimizëm se do të fitojnë edhe ndeshjen e dytë dhe do të kalojnë tutje.
Ndeshja u luajt në një atmosferë të bukur sportive në prani të rreth 1000 shikuesve. Pas pjesës së parë Istogu kishte tri gola epërsi, 13:10, por në fund të takimit epërsia ishte dy gola.

Te Istogu më efikasja ishte kapitenja Albina Rugova me tetë gola. Elma Kameri realizoi gjashtë herë ndërsa Burneta Rama pesë herë.

Istogaset para një viti debutuan në arenën evropiane. I luajtën dy ndeshje të Kupës Sfiduese në Holandë ndaj Virto/Quintos dhe pësuan humbje. Kështu fitorja e së shtunës është historike për tërë qytetin e Istogut, ndërsa skuadra e këtij qyteti pret të kompletojë historinë me një fitore tjetër të dielen.

Istogu – Cassano Magnago 26:24 (13:10)

Istogu: Njomza Kelmendi, Suzaka Ujkiq 2, Elma Kameri 6, Burneta Rama 5, Yllka Shatri, Albina Rugova 8, Aurora Shehdadi, Fatlinda Fejzaj, Ketevan Venetski 4, Fatjona Rexhaj, Alberina Halitaj, Valentina Rexhaj, Blerta Ahmetxhekaj, Pranvera Ferataj 1, Arlinda Krasniqi, Adelina Berisha.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova