Fitore historike e kombëtares tonë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur sukses historik të mërkurën. Kosova e ka mposhtur Izraelin me rezultat 27:24 në fazën e dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”. Për kombëtaren tonë është fitorja e parë në këto eliminatore. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:8 në të mirë të Kosovës. Ndeshja Kosova – Izraeli u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë para rreth 1500 shikuesve  që krijuan atmosferë të bukur sportive.

Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme e djelmoshave të përzgjedhësit Taip Ramadani. Të udhëhequr në fushë nga kapiteni i pandalshëm Valon Dedaj, lojtarët kosovarë kanë dominuar prej fillimit të ndeshjes ndaj Izraelit. Mbrojtja ishte mur thuajse i pakaluar për lojtarët izraelit, ndërsa në sulm lojtarët tanë kanë shënuar gola prej më të bukurve me goditje për libra të hendbollit.

Kosova e ka hapur ndeshjen shumë mirë dhe ka krijuar epërsi prej 4:0. Izraeli golin e parë e ka shënuar vetëm në minutën e tetë për 4:1. Kosova ka mbajtur vazhdimisht epërsinë prej disa golave dhe në pushim ka shkuar me epërsi 12:8. Me ritëm të njëjtë është vazhduar edhe në pjesën e dytë dhe epërsia e Kosovës asnjëherë nuk është vënë në dyshim. Ajo ka shkuar deri në gjashtë gola, por në fund izraelitët ia kanë dalur të ngushtojnë rezultatin në 27:24.

Kapiteni Dedaj ka udhëhequr Kosovën drejt fitores historike, duke shënuar plot dhjetë gola. Por të gjithë lojtarët e Kosovës u shfaqën në nivel të lartë. U dallua edhe Deniz Terziqi me gola të bukur e asistime maestrale për bashkëlojtarë, pastaj Enis Kabashi shumë efikas, Kastrioti Jupa i pakompromis dhe shumë luftarak në të dy anët e fushës, krahët Drilon Tahirukaj e Bashkim Gashi.

Mbrojtja për udhëheqës këtë herë e kishte portierin e jashtëzakonshëm Haris Berisha, që u mbështet fuqishëm nga Jupa, Bujar Ramosaj, Luigj Quni dhe të gjithë të tjerët që u aktivizuan.

Paraqitja e fuqishme e Kosovës jep shpresë për ndeshjen e së dieles që luhet po me Izraelin në Tel Aviv, por edhe për ndeshjen me Poloninë që e luajmë në shtëpi më 12 qershor. Tani Kosova barazon pikët me Poloninë dhe Izraelin dhe realisht futet në garë për kualifikim në Evropian. Gjermania, që të mërkurën e mposhti Poloninë me 26:18, udhëheq në grup me 6 pikë, derisa Polonia, Izraeli e Kosova i kanë nga 2 pikë nga 3 ndeshje.

Me fitoren historike të kombëtares A është mbyllur një ditë poashtu historike për hendbollin kosovar në përgjithësi. Të mërkurën filloi gara IHF Trophy Intercontinental, ndërsa kombëtarja jonë U21 bëri hapin e parë drejt kualifikimit në botëror.

Kosova – Izraeli 27:24 (12:8)

Kosova: Arbër Curri, Kastriot Jupa 3, Kreshnik Krasniqi, Bashkim Gashi 2, Lindrit Fetahu, Enis Kabashi 5, Valon Dedaj 10, Fatlum Ahmeti, Deniz Terziqi 4, Etrit Xhafolli, Endrit Abdullahi, Luigj Quni, Drilon Tahirukaj 3, Haris Berisha, Bujar Ramosaj, Rron Ramadani.

Izraeli: Elimelech, Natsia, Shkalim, Gera, Gal 1, Levy 1, Terpper, Hershkowitz 3, Gerera 2, Tutkenitz 2, Stelman, Mosindi 2, Cohen 1, Hamami 6, Pomeranz 5, G. Pomeranz 1.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova