Fitore historike në Bukuresht

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur suksesin më të madh të saj të dielën në Bukuresht. Kombëtarja jonë e mposhti Rumaninë vendase me rezultat bindës, 30:25. Është kjo fitorja jonë e parë në kualifikime evropiane si mysafir dhe ndaj Kombëtares më të madhe.

Ndeshjen e nisëm keq, por shpejt u konsoliduam dhe mbajtëm rezultatin e barabartë. Në minutën e 24-t kaluam në epërsi 11:10 dhe më nuk u ndalëm.

Në pushim shkuam me epërsi 16:12. Në pjesën e dytë rumunët u afruan deri në një gol, por pa ia dalur të barazojnë. Dhe në minutat e fundit treguam qetësi lakmuese dhe përmbyllëm ndeshjen me fitore. Çdo gjë ka funksionuar në Kombëtaren tonë, të drejtuar nga Bujar Qerimi.

Portierët ishin në nivel të lartë, mbrojtja e pakalueshme e sulmi shumë efikas. Fitorja ka bërë jehonë të madhe. EHF-ja ka shkruar për fitore historike.

Lajme tjera