Istogu e ka fituar bindshëm derbin e javës së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të enjten istogaset fituan në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 34:24. Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, por në minutat e fundit mysafiret u shkëputën në tre gola, 15:12. Një seri e mirë në pjesën e dytë bëri që Istogu të shkëputet më shumë në rezultat dhe të shënoi fitore bindëse.
Esma Muratoviq ishte më efikasja te Istogu me 10 gola. 10 gola te Vushtrria i shënoi Burneta Rama.
Për Istogun ishte fitorja e 20-të rresht dhe udhëheq në tabelë me 40 pikë. Kampionia aktuale, Vushtrria, është e katërta me 30 pikë.
Të enjten u luajtën edhe tri ndeshje tjera të javës së 20-të. Ferizaj fitoi bindshëm ndaj Dritës, 48:27. Si mysafir fitoi edhe Vëllaznimi ndaj Vjosës, 32:22.
Kastrioti ishte ekipi i vetëm që fitoi ndeshje si vendas. Skuadra ferizajase fitoi ndaj Ulpianës me rezultat 38:30.