Me ndeshjen Jusuf Gërvalla – Ferizaj është hapur xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Fitore me rezultat të ngushtë, 30:28, ka shënuar skuadra mysafire, Ferizaj. Ashtu si pritej, deçanaset kanë bërë përpjekje maksimale për t’i rezistuar Ferizajt dhe rezultati në fund ishte i ngushtë.
Rezultati ishte i përafërt edhe në ndeshjen Istogu – Kastrioti. Kampioni aktual, Istogu, ka fituar me tri gola dallim, 23:20. Për Istogun ishte fitorja e tretë rresht, por e dyta me rezultat të ngushtë. Ndeshjet tjera luhen të dielën.