Fitore me shumë peshë ndaj Kuvajtit

Kombëtarja e Kosovës e ka fituar bindshëm miqësoren ndaj Kuvajtit. Të premten mbrëma në Podgoricë, Kombëtarja jonë fitoi me rezultatin 36:26. Djemtë tanë kanë dominuar që nga fillimi dhe fitorja nuk është vënë në dyshim për asnjë moment. Të kujtojmë që dy vjet më parë me Kuvajtin në Kosovë kishim një humbje e një barazim.
Ndeshja nisi mirë për ne dhe shkëputja në rezultat ishte graduale. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12. Pjesa e dytë ka vazhduar njëjtë me epërsinë që shkoi deri në 11 gola.
Rastin e kanë fituar të gjithë lojtarët ndëraa debutuan plot shtatë hendbollistë.
Të dielën është miqësorja e dytë me Kuvajtin.

KOSOVA: Elvir Muça (5 pritje), Arbios Mushkolaj (2/2), Kastriot Jupa (4/4), Agon Bajqinovci (2/2), Lulzim Shabani (2/1), Egzon Gjuka (10/7), Matej Taçi (4/2), Mursel Mehmeti (7 pritje), Sali Maxhera (1/1), Deniz Terziqi (7/5), Jon Muqolli (4/3), Florian Rexha, Drilon Tahirukaj (4/4), Festim Mustafa (3/2), Shaban Zogaj (4/3).

Lajme tjera