Fitore minimale e Prishtinës

Prishtina ka shënuar fitore me vetëm një gol dallim ndaj Kastriotit, në derbin e javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll për meshkuj. Prishtina të shtunën në kryeqytet fitoi ndaj ferizajasve me rezultat 26:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:14 dhe epërsia prej një goli ishte edhe në fund të ndeshjes.

D. Terziqi me nëntë gola ishte më efikasi te Prishtina, kurse gjashtë gola i shënoi L. Fetahu. Te Kastrioti nga shtatë herë realizuan K. Syla e D. Haxhimusa.

Prishtina është e dyta me 40 pikë, kurse Kastrioti i treti me 24.

Në tabelë prinë Besa FamGas me 40 pikë, por që ndeshjen e javës së 22-të e luan të dielen (nesër).

Besa e pret Dritën nga ora 16:00 kurse nga ora 17:00 luajnë Vëllaznimi e Zhegra.

Dy ndeshjet e Superligës B, të javës së 21-të janë luajtur të shtunën. Samadrexha ka bërë befasi duke mposhtur Trepçën me rezultat 31:30. Vushtrria ka fituar ndaj Llapit me 45:33.

Superliga A
Prishtina – Kastrioti 26:25 (15:14)

Prishtina: Kosteski, Krasniqi 1, Gjuka, Prekazi 3, Zherka 4, Terziqi 9, Ademi 1, Stoilov, Fetahu 6, Sula, Esati, Kastrati, Murtezi, Bajqinovci 2, Visoka.

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Syla 7, Rudari, Salihu 3, A. Dugolli, Rexhepi, Ramadani, Bislimi 5, Shabani 1, Haxhimusa 7, Rr. Ramadani 2, Hoxha, Mustafa, Ibrahimi.

Superliga B
Samadrexha – Trepça 31:30 (19:13)

Samadrexha: Bunjaku, S. Maloku 1, Jashari 2, B. Maloku, F. Maloku 1, Sopjani 1, A. Maloku 13, Al. Maloku, D. Maloku 10, Bunjaku, Sadiku 3, Sh. Maloku.

Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 4, Beqiri 1, A. Shala 3, B. Shala, Nuhi 3, Qela 5, Basholli 10, Sejdiu 1, Pllana 3.

Vushtrria – Llapi 45:33 (19:13)

Vushtrria: Pllana, Buqinca 1, Musa 4, A. Karaqa 3, Shabani 13, Ademi 2, Mehmeti, Ar. Karaqa 8, Hyseni 3, Gubetini 7, Mejzini 4.

Llapi: Mani, Idrizi 4, Hasani 2, Havolli 3, Abazi 14, Muqiqi 2, Maloku 2, Sejdiu, Bajrami, Hoxha 6, Visoka.

Lajme tjera