Fitore për Besën, Prishtinën e Trepçën

Skuadrat favorite kanë shënuar fitore të shtunën në ndeshjet e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampioni Besa Famgas ka fituar ndaj Llapit në Podujevë me shifrat 35:18, për të vazhduar serinë e fitoreve në këtë edicion. Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 36:21, ndërsa kryendeshja e javës i takoi Trepçës. Trepça fitoi si mysafir ndaj Prizrenit me rezultat 29:23. Mitrovicasit vazhdimisht ishin në epërsi dhe arritën fitore të merituar.

Prishtina – Vushtrria 36:21 (20:9)

Prishtina: Bajqinovci 4, Sula 2, Ramadani 1, Abazi 3, E. Ademi 1, Beshiri 7, M. Ademi, Gjuka 2, Agushi, Sherifi 1, Beqiraj, Prekazi 5, Terziqi 10, Qela.

Vushtrria: Pllana, Sadiku, Krasniqi, Mehmeti 2, Miftari 3, Emini, L. Krasniqi 2, Selaci, M. Jashari 6, F. Jashari 7, Fazliu 1.

Prizreni – Trepça 23:29 (7:12)

Prizreni: Koro, Gashi, Ahmetaj, Skenderi 4, Krasniqi, J. Thaqi, Topalli, Bytyqi, Thaqi, Etemi, Mehmeti 6, Ferati, Tanushi, Salihu 9, Quni, Ibrahimi 4.

Trepça: Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka 1, Maxhera 2, Shala 3, Shabani 3, Nimani 1, Qabra, R. Shabani 1, Klinaku 14, Abazgjiku 1, Cimili 3, Fejzullahu, Beqiri, Voca.

Llapi – Besa Famgas 18:35 (9:16)

Llapi: Beshiri 5, Havolli, Muqiqi 3, Bogujevci, Hasani 3, Hoxha 4, Mani, Bajrami, Visoka 2, L. Bogujevci 1, Hyseni.

Besa Famgas: Thaqi 2, Gjuka 7, Jupa 3, J. Muqolli 6, Y. Muqolli 2, Ramosaj 4, Vokshi 2, Kukrika 1, Visoka, Mushkolaj 8, Luzha, Thaqi, Mehmeti.

Lajme tjera