Të shtunën u luajtën tri ndeshje të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Skuadrat favorite nuk kanë hasur në telashe për të fituar pikët e reja.
Kastrioti i Ferizajt është kthyer fuqishëm në pjesën e dytë për fitoren 29:23 ndaj Ulpianës. Pas pjesës së parë Ulpiana ishte në epërsi, 15:14.
Puhiza Gashi ishte më efikasja te Kastrioti me 7 gola. 9 gola për Ulpianën i shënoi Alketa Baftijari.
Ferizaj fitoi shumë thellë ndaj Vëllaznimit, 40:12.
Anja Bojaniq i shënoi 13 gola për ferizajaset.
Fitore në udhëtim shënoi Prishtina. E mposhti Jusuf Gërvallën në Deçan me rezultat 42:29.
Ermira Berisha udhëhoqi Prishtinën me plot 15 gola. Nurije Çekaj i shënoi nëntë gola për deçanaset.
Xhiroja vazhdon të dielën me dy ndeshje.