Të dielen janë luajtur tri ndeshje të javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar pikët e reja. Kështu Drita fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultatin 38:22. Për skuadrën gjilanase është fitorja e dytë që e dërgon në vend të gjashtë me katër pikë. Katër pikë në vend të pestë i ka Kastrioti që poashtu luajti të dielen. Skuadra ferizajase fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 38:24.
Me formë të lartë ka vazhduar skuadra e Prishtinës, që i ka gjashtë pikë, sa edhe Shqiponja e Vushtrria. Prishtina e mposhti Samadrexhën me rezultat 36:18.
Vëllaznimi – Drita 22:38 (10:19)
Vëllaznimi: Radoniqi 8, Zhubi 3, Bordoniqi 3, Bytyqi 1, Daija 5, Hana, Haxhija 1, Kastrati, Mullakadrija, Cermjani 1, Kursani.
Drita: Daku, Hyseni, Rrudhani 7, Rexhepi 9, Kqiku 7, Arifi 2, E. Daku, Sadiku, Krasniqi 2, Vokshi 9, Pajaziti, R. Kqiku 2.
Jusuf Gërvalla – Kastrioti 24:38 (14:19)
Jusuf Gërvalla: K. Shala 10, Çekaj 1, Shala, Qufaj 2, Gecaj 9, Berisha 2, Tolaj 1, Imeraj, Haxhosaj.
Kastrioti: Gurgurovci, Basha 5, S. Reçica 3, Stagova 7, E. Reçica, Saliu 1, Qerkini 4, R. Gashi 4, V. Gashi 8, Misini 1, Trajkovska 7.
Samadrexha – Prishtina 18:36 (9:16)
Samadrexha: Halili, Rre. Basholli, Ar. Maloku 3, Surdulli, Te. Maloku 3, El. Basholli, Ge. Basholli 6, Qe. Basholli 3, Ri. Maloku 2, Le. Basholli, Qe. Basholli 1, Ar. Maloku.
Prishtina: A. Krasniqi, Sefedini 2, Prelvukaj 9, Mekolli 3, Zeqiri, Berisha 8, Krasniqi 2, Stagova 7, Kurteshi, Hashani 3, L. Berisha, Llapashtica, Matarova 2, Terholli, Uka .