Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore për skuadrat mysafire

Të dielen janë luajtur tri ndeshje të javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar pikët e reja. Kështu Drita fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultatin 38:22. Për skuadrën gjilanase është fitorja e dytë që e dërgon në vend të gjashtë me katër pikë. Katër pikë në vend të pestë i ka Kastrioti që poashtu luajti të dielen. Skuadra ferizajase fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 38:24.

Me formë të lartë ka vazhduar skuadra e Prishtinës, që i ka gjashtë pikë, sa edhe Shqiponja e Vushtrria. Prishtina  e mposhti Samadrexhën me rezultat 36:18.

Vëllaznimi – Drita 22:38 (10:19)

Vëllaznimi: Radoniqi 8, Zhubi 3, Bordoniqi 3, Bytyqi 1, Daija 5, Hana, Haxhija 1, Kastrati, Mullakadrija, Cermjani 1, Kursani.

Drita: Daku, Hyseni, Rrudhani 7, Rexhepi 9, Kqiku 7, Arifi 2, E. Daku, Sadiku, Krasniqi 2, Vokshi 9, Pajaziti, R.  Kqiku 2.

Jusuf Gërvalla – Kastrioti 24:38 (14:19)

Jusuf Gërvalla: K.  Shala 10, Çekaj 1, Shala, Qufaj 2, Gecaj 9, Berisha 2, Tolaj 1, Imeraj, Haxhosaj.

Kastrioti: Gurgurovci, Basha 5, S. Reçica 3, Stagova 7, E. Reçica, Saliu 1, Qerkini 4, R. Gashi 4, V. Gashi 8, Misini 1, Trajkovska 7.

Samadrexha – Prishtina 18:36 (9:16)

Samadrexha: Halili, Rre. Basholli, Ar. Maloku 3, Surdulli, Te. Maloku 3, El. Basholli, Ge. Basholli 6, Qe. Basholli 3, Ri. Maloku 2, Le. Basholli, Qe. Basholli 1, Ar. Maloku.

Prishtina: A. Krasniqi, Sefedini 2, Prelvukaj 9, Mekolli 3, Zeqiri, Berisha 8, Krasniqi 2, Stagova 7, Kurteshi, Hashani 3, L. Berisha, Llapashtica, Matarova 2, Terholli, Uka .

Lajme tjera