Skuadrat mysafire kanë shënuar fitore në dy ndeshjet e para të javës së 11-të të Superligës së hendbollisteve. Me këtë xhiro mbyllet stinori vjeshtor në kampionatin e Kosovës.
Kastrioti i Ferizajt fitoi me dy gola dallim ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla në Deçan (26:24).
Ndërkohë Samadrexha e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me 35:28. Ndeshjet tjera luhen të dielën.
Jusuf Gërvalla – Kastrioti 24:26 (10:12)
Jusuf Gërvalla: Gërvalla, Berisha, Imeraj 5, Qufaj 2, Gecaj 2, Shala, Ar. Imeraj 5, Qekaj 2, Tolaj 3, N. Qekaj 5.
Kastrioti: Salihu 1, Misini, Stagova 2, Grainca, E. Reqica 1, Gashi 3, Dinarica, P. Gashi 4, A. Salihu 11, S. Reqica 1, Beqiri 2.
Vëllaznimi – Samadrexha 28:35 (14:20)
Vëllaznimi: Goranci, Varaki, Mullakadrija, Daija, Berisha, Bardhi 3, Hoda 3, Gashi 6, Radoniqi 10, Frrokaj 6.
Samadrexha: Ar. Maloku, G. Basholli, Sadiku 7, Mehmeti 6, Maloku, Arl. Maloku 11, Basholli 9, R. Maloku, E. Basholli, D. Basholli 2.