Fitore për skuadrat mysafire

Të shtunën u zhvilluan dy ndeshjet e para të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Fitore shënuan skuadrat mysafire.

Kështu në Gjakovë, Kastrioti e mposhti Vëllaznimin me rezultatin e lartë, 48:18. Për ferizajaset ishte fitorja e pestë që e ngrit Kastriotin në vendin e tretë me 11 pikë. Vëllaznimi pësoi humbjen e shtatë dhe mbetet i parafundit me dy pikë.

Vjosa është skuadra e vetme që nuk ka fitore deri më tani. Vjosa luajti në Ferizaj ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla dhe humbi me rezultat 23:14. Jusuf Gërvalla është në vendin e tetë me katër pikë, pasi shënoi fitoren e dytë. Vjosa është e fundit.

Të dielen luhet ndeshja Drita – Prishtina, ndërsa takimet Shqiponja – Vushtrria e Samadrexha – Istogu zhvillohen mesjavën e ardhshme.

Vëllaznimi – Kastrioti 18:48 (7:22)

Vëllaznimi: Mullakadria, Haxhia, Bordoniqi 2, Zhubi 3, Bytyqi, Kastrati 2, Radoniqi 11, Grezda, Daia, Hana.

Kastrioti: Rugova, Terpeza, Gurgurovci, Misini, Stagova 5, S. Reqica 1, Salihu 3, E. Reqica 3, Gashi 7, Basha 10, Trajkovska 9, A. Salihu 10.

Vjosa – Jusuf Gërvalla 14:23 (8:10)

Vjosa: Mehmeti, Imeri, Ble. Hasani 2, Bli. Hasani, Imeri 2, Rama, B. Mehmeti 7, Salihi, Shabani 1, Hoxha 2.

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Shala 13, Qekaj 3, Berisha 1, Tolaj 1, Gecaj 1, Imeraj 3, Qufaj 2, J. Shala.

Lajme tjera