Të shtunën janë luajtur dy ndeshje në Superligën e hendbollisteve. Në kuadër të javës së dytë kampionale, Prishtina ishte mysafire e Shqiponjës në Gjakovë, ndërsa Kastrioti e priti Jusuf Gërvallën në Shtime.
Dhe skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi. Prishtina fitoi ndaj Shqiponjës me rezultatin 38:34, për të dëshmuar edhe njëherë që synon shumë këtë edicion.
Ndërkohë Kastrioti i Ferizajt, ndonëse jashtë palestrës së tij, e mposhti skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla me rezultat 24:21.
Dy ndeshje tjera të xhiros së dytë janë të dielën.