Fitore të reja për Ferizajn e Shqiponjën

Të dielën janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Fitore të pritura kanë arritur Ferizaj e Shqiponja.
Ferizaj fitoi në shtëpi ndaj Samadrexhës me rezultat 45:36. Mimoza Sefedini i shënoi 12 gola për Ferizajn, ndërsa 7 i kishte Bjondina Ramabaja. Donjeta Mehmeti dhe Arlinda Maloku shënuan nga 10 gola për Samadrexhën.
Ferizaj mban vendin e katërt me 10 pikë nga gjashtë ndeshje. Samadrexha është e teta me 5 pikë nga gjashtë ndeshje.
Fitore më të thellë ka shënuar Shqiponja. Skuadra gjakovare e mposhti Dritën me rezultat 58:19. Shqiponja është e gjashta me 8 pikë, ndërsa Drita mbetet e fundit pa pikë.

Lajme tjera