Në fundjavë janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të të Superligës për hendbolliste. Skuadrat pretendente nuk kanë lejuar befasi, duke shënuar fitore bindëse. Kështu të dielen Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt në Pejë me rezultat 24:11. Vushtrria e ka mposhtur Samadrexhën me rezultat 33:18. Istogu e Vushtrria udhëheqin në tabelë me nga 20 pikë.
E treta është Shqiponja me 17 pikë. Shqiponja e ka fituar përballjen lokale me Vëllaznimin me rezultat 39:20. Prishtina fitoi ndja Vjosës me 30:13, ndërsa Jusuf Gërvalla e ka befasuar Dritën duke e mposhtur me 27:25.
Samadrexha – Vushtrria 18:33 (6:13)
Samadrexha: Ar. Maloku, Halili, De. Basholli 4, Arl. Maloku 6, Te. Maloku, Surdulli, Rre. Basholli, El. Basholli, Le. Basholli, Ge. Basholli 5, R. Maloku, Qe. Basholli 4.
Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 9, Zumberi 3, Preniqi 3, Kelmendi 6, Rrahmani 2, Selaci, Kasumi, Tahiri 5, Paci 5.
Vëllaznimi – Shqiponja 20:39 (12:17)
Vëllaznimi: Hana, Bordoniqi, Jetishi 3, Grezda 1, Mullakadrija, Cermjani, Bytyqi, Kastrati 4, Daija 2, Frrokaj 1, Zhubi, Radoniqi 9, Kabashi.
Shqiponja: Ferizaj, Goqaj 2, Goqi 8, Juniku 6, Nivokazi 12, Malaj 2, Mehmeti 6, Berisha 3, Quni.
Vjosa – Prishtina 13:30 (6:13)
Vjosa: Behluli, Bli. Hasani 1, Imeri 2, Rama 1, V. Imeri 4, Hoxha 3, Salihi, Ble. Hasani, Feka, Çukovci 2.
Prishtina: Uka, Krasniqi, Prelvukaj, Hashani 2, Llapashtica, B. Krasniqi, Stagova 12, Berisha 3, Matarova 4, Fazlija 7, Kurteshi 3.
Istogu – Kastrioti 24:11 (17:5)
Istogu: Ahmetxhekaj, Shehdadi, Ferataj 4, V. Rexhaj 1, Halitaj 4, F. Rexhaj 3, Rugova 5, Shatri, Kameri 1, Ujkiq 6.
Kastrioti: Rogova, Reqica 1, Misini 3, Gurgurovci 2, Stagova 1, E. Reqica 2, Gashi 2.