Fitore të thella për Prishtinën e Shqiponjën

Prishtina të premten dhe Shqiponja të shtunën, kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Prishtina fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 34:14 në takimin që e hapi javën e 12-të. Në pjesën e parë samadrexhaset shënuan vetëm pesë gola ndërsa pranuan 15. Me ritëm të njëjtë loja vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Prishtina tani i ka 18 pikë në vend të tretë kurse Samadrexha është e fundit me një pikë.

Te Prishtina më efikasja ishte P. Ferataj me 12 gola. Plot dhjetë lojtare të Prishtinës u shënuan në listën e realizatoreve. Te Samadrexha shënuan pesë lojtare, më së shumti Q. Basholli që realizoi pesë gola.

Të shtunën përballjen e skuadrave gjakovare mes Shqiponjës e Vëllaznimit e fitoi Shqiponja me 45:24. 25:12 ishte rezultati pas 30 minutave. Xh. Bajramaj shënoi 13 herë për Shqiponjën, kurse Sh. Fazlija pati 11 gola. Te Vëllaznimia u dalluan E. Radoniqi me 12 gola dhe A. Kursani me 10 gola. Shqiponja është e dyta poashtu me 18 pikë kurse Vëllaznimi i parafundir (7) me tri pikë.

Të dielen (nesër) luhen dy ndeshjet tjera të javës së 12-të. Nga ora 14:30 luajnë Drita e Vushtrria, kurse prej orës 17:00 përballen Kastrioti e Istogu.

Prishtina – Samadrexha 34:14 (16:5)

Prishtina: Uka, Krasniqi, Bregovina, Prapashtica, Ferataj 12, Hashani 3, Berisha 2, Hoti 1, Mekolli 3, Prelvukaj 5, Matarova 1, Sopjani 4, Llapashtica, Stagova 2, Zeqiri 1.

Samadrexha: A. Maloku, D. Basholli 2, G. Basholli 4, L. Basholli 1, E. Basholli, R. Maloku 2, Rr. Basholli, F. Basholli, Q. Basholli 5.

Shqiponja – Vëllaznimi 45:24 (25:12)

Shqiponja: Berisha 4, Haxhosaj, Juniku 2, Bajramaj 13, Rudaku, Fazlija 11, Mehmeti 3, Goqi 4, Pjeshiq, Malaj 8.

Vëllaznimi: Cermjani, Kastrati, Morina, Lluka, Zhubi, Radoniqi 12, A. Kursani 10, Bytyqi, Krasniqi, Bordoniqi 1, N. Kusari 1.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së …

Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ashtu si pritej, Prishtina …

Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B në mes të Zhegrës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …

Egzon Gjuka ka kohë që jep kontribut për Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Prej Gjukës pritet shumë edhe në …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur të premten mbrëma përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme me Rumaninë. Me …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …