Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore të thella të mysafirëve

Pas aktiviteteve të shumta ndërkombëtare, ndeshjeve të kombëtares A me Poloninë e Gjermaninë, miqësoret e kombëtares së femrave në Luksemburg dhe ngjarjes me shumë peshë, IHF Trophy që u mbajt në Prishtinë, këtë të mërkurë është rikthyer gara në Superligën e hendbollistëve.

Janë luajtur tri ndeshje të mbetura të javës së pestë, që janë shtyrë për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare. Ashtu si pritej fitore kanë shënuar skuadrat mysafire, që edhe ishin favorite të mëdha.

Drita e Gjilanit e ka shënuar edhe fitoren e pestë rresht, duke fituar thellë ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 32:20. Fitoren e pestë e shënoi edhe Kastrioti, që fitoi ndaj Zhegrës në Gjilan me rezultat 46:21. Ndërkohë Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 40:22.

Në tabelë udhëheqin Kastrioti, Besa Famgas e Drita me nga 10 pikë, ndërsa Prishtina është e katërta me tetë pikë.

Trepça – Drita 20:32 (9:14)

Trepça: Terziqi, Tahiri, Voca, Çela, Y. Beqiri 1, Shabani 12, Fejzullahu 2, Eg. Çela, E. Beqiri 1, Pllana 2, Shala, Zhuri 2.

Drita: Sylejmani, Buqinca, Mehmeti 3, Mustafi 3, Maxhera 3, Gubetini 4, Shaqiri 3, Misini, Shahini 4, Cimili 3, Azizi 1, Selmani 8.

Zhegra – Kastrioti 21:46 (10:23)

Zhegra: Kurexhaj, A. Haziri 8, A. Isufi 5, Aliu 5, Jakupi, D. Haziri 1, Murseli 2, Ibrahimi, L. Haziri.

Kastrioti: Kolev, D. Dugolli, K. Syla 7, Rudari 5, Salihu 7, A. Dugolli 2, Terziqi 1, Prekazi 4, Shabani 6, Haxhimusa 3, Ramadani 1, B. Syla 2, Mustafa 4, Esati, Rajatoski 4.

Vëllaznimi – Prishtina 22:40 (9:22)

Vëllaznimi: Curri, Luzha, Spahija 4, Halili 5, Mamusha 3, Gaxha 1, Fana 2, Rama 2, Rexha 2, Neziri 3.

Prishtina: Agushi, Krasniqi 6, Gjuka 3, Abazi 3, Ademi 3, Hoxha 2, Basholli 2, Bajqinovci 9, Murtezi 2, Visoka 4, Kastrati 2, Beshiri 4, Beqiraj.