Fitorja e dytë rresht për Deçanin

Deçani ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kuadër të javës së shtatë, Deçani të martën mbrëma e mposhti Drenicën me rezultat 44:30. 22:17 ishte rezultati pas pjesës së parë.
Në xhiron e kaluar Deçani fitoi si mysafir ndaj Zhegrës.

Tani i ka 4 pikë nga shtatë ndeshje dhe mban vendin e tetë. Drenica mbetet e parafundit (e nënta) me 2 pikë.
Drilon Tahirukaj i shënoi 14 gola për Deçanin. 9 gola i realizoi Mirsad Jashari, kurse 7 i kishte Ilir Thaqi. Petrit Zekaj me 8 gola dhe Endrit Hamza me 7 u shquan me efikasitet te Drenica.
Ndeshjet tjera të xhiros së shtatë luhen më vonë këtë javë.

Lajme tjera