Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e parë e Vëllaznimit në Superligën A

Vëllaznimi i Gjakovës e ka shënuar fitoren e parë në kuadër të Superligës A, përkatësisht pjesës së dytë të kampionatit të hendbollistëve.
Të shtunën mbrëma në Gjakovë, në kuadër të xhiros së 22-të, Vëllaznimi e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 44:35. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:16 për vendasit.
Në mesin e pjesës së parë Vëllaznimi nisi shkëputjen në rezultat. Në pjesën e dytë e mbajti epërsinë prej shumë golave. Mali Luzha u shqua te Vëllaznimi me 13 gola. 8 i realizoi Ardi Halili, sa i kishte edhe Florian Rexha.
Hamdi Salihu e Endrit Tafarshiku shënuan nga shtatë gola për Kastriotin. Kastrioti mbetet i pesti me 21 pikë. Vëllaznimi është i gjashti me 19 pikë.