Fitorja e parë për Dritën, Kastrioti triumfon me përmbysje

Drita e Gjilanit e ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Drita të dielën, në kuadër të javës së shtatë, fitoi ndaj KEK-ut me rezultat 24:16. KEK-u ishte vendas në këtë ndeshje.
Drita renditet e parafundit me 2 pikë kurse KEK-u mbetet pa pikë në vend të fundit.
Të dielën u luajt edhe ndeshja në mes të Kastriotit dhe Samadrexhës. Fitore shënoi Kastrioti me rezultat 33:26. Por pas pjesës së parë samadrexhaset ishin në epërsi, 15:12.
Kastrioti renditet i katërti me 10 pikë kurse Samadrexha është e nënta me 4 pikë.

KEK-u – Drita 16:24 (8:13)

KEK-u: Ramadani, Grajqevci 3, Klinaku 4, Dedinca, Smakiqi, Asllani, E. Grajqevci 5, D. Grajqevci 2, Selmanaj 2, Kutllovci

Drita: Sadiku, Rudhani 4, Marovca, Pajaziti, Ibrahimi, Hyseni 1, Ramabaja 9, Arifi 6, Reqani 3, Vokshi 1

Kastrioti – Samadrexha 33:26 (12:15)

Kastrioti: Dinarica, Stagova 6, Gurgurovci, Reqica 3, Gashi 3, Terpeza, Salihu 13, V. Gashi 6, Reqica, Grainca, Beqiri 2

Samadrexha: Ar. Basholli, A. Maloku 8, R. Maloku, E. Basholli, Arl. Maloku, Sadiku 1, Mehmeti 2, G. Basholli 1, A. Sadiku 11, Gr. Basholli 3, Arj. Maloku

Lajme tjera