Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e parë për Kosovën U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e parë në IHF Trophy për zonën evropiane.
Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova U20 fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 26:20. Portieri Emre Karabeg ka inspiruar fitoren e Kosovës, duke bërë shumë pritje në pjesën e dytë.
Në ndeshjen tjetër të luajtur të enjten në grupmoshën U20, Britania e Madhe fitoi ndaj Maltës me rezultat 30:19.
Të premten, në ditën e parafundit, Andorra luan me Bullgarinë nga ora 16:00, ndërsa prej orës 18:00 takohen Kosova e Malta.
Britania e Madhe ka tri fitore deri më tani.

Lajme tjera