Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e parë për Vushtrrinë

Vushtrria e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2023/2024 të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë, Vushtrria e mposhti Deçanin me rezultat 33:31.
Ndeshja u zhvillua në Vushtrri.
Ndeshja ishte e fortë, e barabartë dhe dramatike. Në minutën e 58-të, Deçani ishte para, 31:30. Por më pas vushtrriasit shënuan tri gola për fitoren 33:31.
Me fitore, Vushtrria del në vendin e shtatë me 2 pikë, sa i ka edhe Deçani në vendin e gjashtë.
Egzon Ademi ishte më efikasi te Vushtrria me 11 gola. 6 i kishte Armend Karaça.
Te Deçani, 9 gola i shënoi Fatlind Mazrekaj, ndërsa 7 i kishte Ilir Thaqi.