Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të mërkurën mbrëma, Rahoveci fitoi ndaj Deçanit me rezultat të thellë, 43:28.
Ndeshja e luajtur në Deçan ishte e mbetur. I takoi xhiros së shtatë të Superligës.
Tani Rahoveci udhëheq në tabelë me 16 pikë nga tetë ndeshje. Deçani është i gjashti me katër pikë nga nëntë ndeshje.
Jeton Bislimi e Victor Alonso i shënuan nga tetë gola për Rahovecin. Arbër Neziri e Ardin Dobraj ishin më efikasët te Deçani me nga gjashtë gola.