Fitorja e tretë për Rahovecin

Rahoveci e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të hënën, Rahoveci në palestrën e vet, e mposhti Zhegrën me rezultat 31:23. 14:10 ishte rezultati pas pjesës së parë.
Ndeshja i takoi javës së pestë. Tani Rahoveci ka 6 pikë, ndërsa Zhegra mbetet pa pikë.
Egzon Vuçitërna e Arlind Tanushi ishin më efikasët te Rahoveci me nga 6 gola. Te Zhegra 7 gola i shënoi Arbër Aliu.
Në Superligën e hendbollisteve janë luajtur dy ndeshje të javës së pestë. Ferizaj fitoi ndaj Vjosës me 38:24. Ndërkohë të hënën, Ulpiana pësoi si vendase nga Vëllaznimi me rezultat 25:22.

Lajme tjera