Fitorja e tretë për Vushtrrinë

Kampionia në fuqi, Vushtrria, ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të premten në ndeshjen hapëse të xhiros së tretë, Vushtrria fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit vendas me rezultat 34:25. Fitorja e Vushtrrisë u sigurua vetëm në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:13 për vushtrriaset.
Vushtrria tani udhëheq me 6 pikë. Kastrioti mbetet në kuotën e 4 pikëve.
Burneta Rama udhëhoqi Vushtrrinë me 11 gola. 7 i kishte Shqipe Tahiri kurse nga 6 i kishin Donita Kasumi e Lorena Matarova.
Te Kastrioti u dallua Adriana Salihu me 7 gola. 5 i kishte Puhiza Gashi e 4 Elda Hoxha.

Lajme tjera