Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Franca fiton Kampionatin Botëror, mposht Norvegjinë në finalen dramatike

Kombëtarja e Francës e ka fituar Kampionatin Botëror për hendbolliste.
Në finalen dramatike dhe shumë interesante, të dielën në Herning të Danimarkës, Franca e mposhti Norvegjinë me rezultat 31:28.
Ndeshja finale e Botërorit të jashtëzakonshëm u zhvillua në praninë e 12 mijë shikuesve.
Franca për herë të tretë e ka fituar Kampionatin Botëror. Francezet janë edhe kampione olimpike në fuqi, ndërsa kanë edhe titull evropian nga viti 2018.
Në ndeshjen për vend të tretë, Danimarka fitoi 28:27 ndaj Suedisë.
Henny Reistad e Norvegjisë u shpall lojtarja më e mirë e Botërorit.

Lajme tjera