Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Franca – Spanja, Danimarka – Suedia, çiftet gjysmëfinale

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet e fundit në grupet e raundit kryesor të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Vetëm në ndeshjet e fundit janë caktuar katër përfaqësueset që do të luajnë në gjysmëfinale të evropianit. Prej grupit të parë në gjysmëfinale janë kualifikuar Franca e Suedia, ndërsa prej grupit të dytë në gjysmëfinale kanë kaluar Danimarka e Spanja.

Në gjysmëfinalen e parë, më 26 janar nga ora 18:00 në Zagreb takohen Franca e Spanja, ndërsa në të njëjtin vend nga ora 20:30 luajnë Danimarka e Suedia. Edhe gjysmëfinalja e dytë luhet më 26 janar.  Për vend të pestë do të luajnë Kroacia e Çekia, po më 26 janar, nga ora 15:30. Kroacia u rendit e treta në grupin e parë, ndërsa Çekia në grupin e dytë.

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet në të dy grupet. Në grupin e parë fillimisht Bjellorusia fitoi ndaj Serbisë me rezultat 32:27. Më pas Norvegjia fitoi ndaj Suedisë me rezultat 28:25, por kjo fitore nuk i mjaftoi që të shkoi tutje. Ndeshjen vendimtare në mes Kroacisë dhe Francës e fitoi Franca me tri gola dallim, 30:27. Nedim Remili me gjashtë gola udhëhoqi francezët, kurse te Kroacia më efikasi ishte Manuel Shtrlek poashtu me gjashtë gola.

Në grupin e dytë në ndeshjen e parë Sllovenia e Çekia barazuan me rezultatin 26:26. Danimarka e shkeli më pas Maqedoninë duke e mposhtur me 31:20, kurse Spanja në ndeshjen e fundit fitoi ndaj Gjermanisë me 31:27. David Balaguer me gjashtë gola ishte më efikasi te Spanja kurse Kai Hafner realizoi pesë gola për Gjermaninë.

Grupi 1

1 Franca               5              10

2. Suedia              5              6

3. Kroacia             5              6

4. Norvegjia         5              6

5. Bjellorusia        5              2

6. Serbia               5              0

Grupi II

1 Danimarka       5              8

2. Spanja              5              6

3. Çekia 5              5

4. Sllovenia         5              4

5. Gjermania      5              4

6. Maqedonia    5              3