Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Gara fillon edhe në Superligën e hendbollisteve

Me ndeshjet e xhiros së 12-të vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshjet e xhiros së 12-të janë këtë fundjavë, ndërsa skuadrat e kreut nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja.


Kampionia aktuale, Vushtrria, është mysafire e Shqiponjës në Gjakovë, të shtunën nga ora 14:00. Vushtrriaset natyrisht llogarisin në dy pikë të reja, por plane tjera ka skuadra gjakovare. Mysafire është edhe Prishtina, që të shtunën nga ora 15:30 takohet me Jusuf Gërvallën në Deçan. Vjosa – Samadrexha (17:00) dhe Ulpiana – Ferizaj (17:00) janë ndeshje tjera të së shtunës.


Lideri, Istogu, të dielën nga ora 14:30 luan me Dritën në Gjilan. Istogu nuk pritet të ketë probleme për të arkëtuar dy pikë të reja. Vëllaznimi – Kastrioti është ndeshje tjetër e kësaj jave.
Istogu i ka fituar të gjitha ndeshjet e stinorit vjeshtor dhe udhëheq në tabelë me 22 pikë. Prishtina është e dyta me 20 pikë, ndërsa Vushtrria e treta me 18 pikë.

Lajme tjera