Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Gjermania e Danimarka nuk lejojnë befasi

Gjermania dhe Danimarka nuk kanë lejuar befasi duke fituar ndeshjet e para në grupin e dytë të raundit kryesor të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Ndeshjet e para të grupit të dytë janë luajtur të premten mbrëma në Varazhdin. Fillimisht Gjermania fitoi me rezultat 22:19 ndaj Çekisë, ndërsa më pas Danimarka e mposhti Slloveninë poashtu me tri gola dallim, 31:28.

Kampionia aktuale evropiane, Gjermania pati paraqitje të dobtë deri në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Por çekët shënuan vetëm një gol në 13 minutat e fundit dhe lëshuan nga dora rastin për të bërë edhe një befasi në evropian.Dy portierët e jashtëzakonshëm, Silvio Heinevetter e Andreas Wolff ishin më meritorët për fitoren e Gjermanisë. Gjermanët te fitorja arritën falë një serie në minutat e fundit të takimit.

Steffen Fath me tetë gola ishte më efikasi te Gjermania, derisa prej çekëve më së shumti realizoi Tomash Çip, gjithsej gjashtë gola.

Danimarkën në fitoren ndaj Sllovenisë e udhëhoqi Lasse Svan Hansen me plot 11 gola. Miha Zarabec shënoi gjashtë herë për Slloveninë.Danimarka e Gjermania prijnë në grup me nga katër pikë dhe janë në garë për gjysmëfinale. Më 21 janar takohen pikërisht Gjermania e Danimarka, kurse ndeshja tjetër e asaj dite është në mes Maqedonisë e Spanjës.

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e radhës në grupin A. Takohen Suedia e Franca nga ora 18:15 dhe Kroacia e Norvegjia nga ora 20:30.