Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Gjuka: Titulli i gjashtë rresht është sukses i madh

Egzon Gjuka ishte prej lojtarëve të dallur të Besa Famgasit që të dielen siguroi titullin e gjashtë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 26:25 dhe kështu me dy fitore në finale të plejofit siguroi titullin e kampionit për këtë edicion.

Pejanët kanë festuar fillimisht në Ferizaj e më pas festa ka vazhduar edhe në qendër të Pejës. Besa e Kastrioti ishin rival të mëdhenjë në këtë edicion që është mbyllur me festë të Besës.

“Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve të fundit që të mos na ndodhë përsëri gabimi i njëjtë si në gjysmëfinale të Kupës. Kemi analizuar lojën e Kastriotit dhe kemi punuar shumë që t’i ndalim ferizajasit në pikat kryesore të tyre. Është një sukses mjaft i madhë për kluin tonë, pasi që gjashtë vite rresht jemi duke u shpallur kampionë tëKosovës. Besoj që këtë dominim do ta vazhdojmë edhe për shumë vite tjera në Kosovë”, ka deklaruar Gjuka, që luan në pozitën e qendrës.

Gjuka ka vazhduar më tej: “Ishin ndeshje shumë të forta në finale dhe në dy takimet rezultati ishte shumë i ngushtë. Ajo që ndikoi që ne të bëhemi kampion ishte përgatitje fizike dhe psiqike më e mirë e ekipit tonë e poashtu eksperienca e lojtarëve në momentet vendimtare. Falenderoj tifozët pejanë dhe BesaBoys për pëkrahjen në ndeshjet finale”.