Grumbullim i suksesshëm i Kombëtares U18

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka pasur të premten grumbullimin e parë. Në Istog, nën urdhrat e selektorit të Kombëtares A, Bujar Qerimi, dhe stafit të tij, hendbollistët e rinj kanë zhvilluar dy stërvitje. Janë bërë edhe testime të ndryshme që do të shërbejnë për përzgjedhjen e më të mirëve.

Selektori Qerimi dhe ndihmësit e tij kanë vlerësuar atë që kanë shfaqur lojtarët. Morën pjesë 28 hendbollistë, ndërsa ky grumbullim do të shërbejë për përzgjedhjen e ekipit final.

Kështu Kombëtarja U18 ka nisur përgatitjet për kualifikimet për Kampionatin Evropian që mbahen prej 5 deri më 8 janar në Maqedoni të Veriut. Kosova është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë.

Grumbullimi i radhës mbahet pas dy javësh, ndërsa prej 19 deri më 22 dhjetor, Kombëtarja U18 do të paraqitet në një turne ndërkombëtar në Belgjikë.

Lajme tjera