Është hapur zyrtarisht kampionati IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet e grupmoshës U19 dhe U17. Ceremonia hapëse është mbajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku edhe po zhvillohen ndeshjet e kësaj ngjarjeje me rëndësi.
Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini u ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse, duke u dëshiruar suksese sportive dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë.
Garën e shpallën të hapur presidenti Saraçini dhe delegati i IHF-së, Kay Holm.