Hapje solemne e IHF Trophy

Të martën mbrëma është mbajtur ceremonia hapëse e IHF Trophy, kampionatit që po mbahet në Prishtinë.

Kampionatin IHF Trophy e shpallën të hapur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe përfaqësuesi i IHF-së, Martin Gjeding.

IHF Trophy po mbahet për grupmoshën U18 dhe U20. Po marrin pjesë dhjetë ekipe kombëtare nga shtatë shtete të ndryshme.

Komuna e Prishtinës është partnere e FHK-së në këtë organizim të rëndësishëm.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama pos që po e përkrah mbajtjen e IHF Trophy është edhe mbështetës i madh i klubeve të hendbollit në kryeqytet.

Lajme tjera