Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hashani në Evropianin në Varna të Bullgarisë

Pos me ekipet kombëtare, Federata e Hendbollit e Kosovës këtë verë në kampionatet kontinentale për grupmosha është prezantuar edhe me zyrtarë. Pos gjyqtarëve të FHK-së me thirrje të EHF-së, i angazhuar është edhe delegati i EHF-së, Fahredin Hashani.

Hashani është i deleguar dhe po e kryen me sukses punën e besuar në Kampionatin Evropian të Divizionit B për hendbollistë (U19) që po mbahet në Varna të Bullgarisë.

Deri më tani Hashani ishte i deleguar në shumë ndeshje dhe e presin angazhime tjera deri në fund të javës.
Në Varna po garojnë Bullgaria, Ishujt Faroe, Çekia, Bjellorusia, Sllovakia, Finlanda e Lituania.