Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hashani në Turqi, Bajçinca në Mal të Zi

Federata e Hendbollit të Kosovës vazhdon të jetë prezente nëpër gara ndërkombëtare edhe përmes delegatëve të saj. Në fundjavën që shkoi Fahredin Hashani e Shqipe Bajçinca ishin të deleguar nga EHF-ja për ndeshje të saj.

Hashani ishte delegate i EHF-së në ndeshjen e përfaqësueseve seniore të Turqisë dhe Lituanisë (femrat) që u luajt në Aksaray të Turqisë para plot 2400 shikuesve. Fitore shënoi Turqia me rezultat 30:24. Ndeshja ishte kualifikuese për evropianin e këtij viti, ndërsa gjyqtarë ishin rumunët Doru Manea dhe Radu Iliescu.

 Shqipe Bajçinca ishte delegate e EHF-së në turneun e grupit të shtatë të kualifikimeve për botërorin U-20 për hendbolliste. Këtë grup e fitoi Mali I Zi, ndërsa tri ndeshjet u luajtën në Podgoricë. Mali i Zi shënoi dy fitore, kurse Zvicra e Greqia barazuan mes vete. Ukrainaset Marina Duplii e Olena Kaverina drejtuan këto ndeshje si gjyqtare.