Hendbollistet e Ferizajt në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve

KHF Ferizaj ka shënuar fitore bindëse për të zënë vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve. Të shtunën në Gjakovë, Ferizaj fitoi ndaj Deçanit me rezultat 32:23. Dy pjesët e para ishin më të barabarta (9:6, 19:15), por në pjesën e tretë dallimi ishte më i madh.

Olsa Hoxha e Sumea Sadiku shënuan nga 8 gola për Ferizajn. 6 i kishte Elmira Gashi.

Te Deçani 12 gola i shënoi Altuna Çekaj. Qëndresa Çekaj e Alisa Dacaj shtuan nga 5 gola.

Ferizaj të dielën prej orës 10:30 luan ndeshjen gjysmëfinale.

Lajme tjera