Hendbollistët e UP-së kualifikohen në finale

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar në finale të Kupës Botërore Universitare.
Të premten mbrëma hendbollistët tanë fituan në gjysmëfinale ndaj Universitetit të Malit të Zi me rezultat të lartë, 43:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15.


Arbios Mushkolaj ishte më efikasi me 11 gola. Lulzim Shabani i realizoi 6 gola, ndërsa nga 4 i kishin Adonit Isufi, Shkëlzen Samahodaj dhe Drenit Tahirukaj.


Finalja është të dielën nga ora 18.00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Hendbollistët tanë takohen me ekipin universitar të Koresë së Jugut.

Lajme tjera